Rama në Kombinat: Votoni alternativën e së ardhmes
Partia Socialiste ka prezantuar sot kandidatin për minibashkinë numër 6 në kryeqytet Krenar Canollarin. Duke kërkuar votën e banorëve të Kombinatit, kreu i PS-së Edi Rama ka theksuar se në 8 maj qytetarët duhet të votojnë alternativën e Partisë Socialiste si vizioni i së ardhmes kundër barbarisë së të shkuarës.
“8 maji nuk duhet të jetë një fletë e bllokut të kusarisë së Ilirit dhe një pjesë e pemës së kalbur të Saliut” theksoi Rama.
Duke sulmuar sërish kryeministrin Berisha, kreu i PS-së Rama theksoi se ai është duke mashtruar shqiptarët të cilëve më parë u vodhi votën.
“Vetëm vota popullore e mbrojtur si vullnet sovran do ta këpusë zinxhirin e të këqijave në këtë vend” theksoi më tej Rama duke shtuar se vjedhja e votës është zinxhiri i të gjitha problemeve.
Gjithashtu Rama ka theksuar se në 8 maj qytetarët do t`i japin përgjigjen e merituar këtij pushteti kusarësh.
“Le t`i hemi kurrë më Saliut në 8 maj. Kurrë më grabitjeve të pasurive të popullit dhe pronave të qytetarëve me vendime qeverie të paligjshme” theksoi më tej Rama.