E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e re publicitare e Beneton, kundër urrejtjes

Ka filluar fushata e re publicitare e Benetton e titulluarunhate, kundër urrejtjes e që pritet të ngjallë shumë debat.

Në Romë, diku rreth orës 8 të mëngjesit, në një urë disa metra larg Vatikanit ishte shpalosur një poster i madh, i cili tregonte Papan duke u puthur me Imamin e Kajros.

Shumë kalimtare dhe fotografë kanë ndaluar për të parë foton provokuese, e cila pritet të ngjallë debat të madh jo vetëm në Itali.

Foto të tjera paraqesin duke u puthur dyshen Merkel- Sarkozi, Obama Hu Jintao dhe shumë liderë të tjerë.

Do të thotë, jo urrejtjes. Kështu e ka shpejguar për mediat këtë fushatë publicitare drejtuesi i Benetton, Alessandro Benneton.

Në këto momente të errëta me krizën financiare, çfarë po ndodh në Afrikë, në Athinë, kjo është mënyrë për të përcjellë sa më shumë energji pozitive- tha ai.

01 02 03 04 05 06 07

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›