Gjimnazistët të ekspozuar nga sëmundjet seksuale
16/11/2011 Pjekuria seksuale tani që 13 vjeç, rreziku ndaj infeksioneve e HIV–AIDS-it
Nisma për vonimin e marrëdhënies së parë seksuale dhe metodat mbrojtëse
Nisja e hershme e aktivitetit seksual si dhe mungesa e informacioneve mbi përdorimin e metodave mbrojtëse kontraceptive ka bërë që të rinjtë, e veçanërisht gjimnazistët shqiptarë të ekspozohen ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, ku ndër më problematiket mbetet përhapja e HIV–AIDS-it. Kjo sëmundje gjatë viteve të fundit ka pësuar rritje në përmasa shqetësuese. Të dhënat e raportuara nga institucionet shëndetësore tregojnë se aktualisht edhe në vendin tonë aktiviteti seksual nis që në moshat 13-vjeçare, duke ulur në mënyrë të ndjeshme kufirin e moshës së pjekurisë seksuale. Mjekët pohojnë se ky kontingjent në masë është bërë pre e sëmundjeve seksualisht të tansmetueshme. Kundrejt kësaj situate problematike Ministria e Arsimit, ajo e Shëndetësisë, në bashkëpunim edhe me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, kanë iniciuar një fushatë të përbashkët informimi në radhët e gjimnazisteve mbi rreziqet që shkakton jeta e hershme seksuale. Fushata do të zgjasë një vit dhe ka për qëllim të parandalojë përhapjen e HIV–AIDS-it, duke u përqendruar në dy drejtime të rëndësishme: vonimi i marrëdhënies së parë seksuale dhe rritja e përdorimit të prezervativit, si e vetmja mënyrë për të parandaluar jo vetëm shtatzënitë e padëshiruara, por dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme, përfshi HIV–AIDS-in. Në Shqipëri vetëm 4 për qind e meshkujve përdorin prezervativë, çka konsiderohet shifër alarmante nga specialistët e shëndetësisë, çka i vë të rinjtë përballë sëmundjeve. Faza e parë e kësaj fushate ka përfunduar me trajnimin e 500 mësuesve. Krahas mësuesve grupe specialistësh të fushës do të shpërndahen nëpër shkolla për të orientuar të rinjtë mbi këto risqe.