Ndotja, alarmi: 500 të vdekur në vit
16/11/2011 Kryqëzimi i “21 Dhjetorit” pika më e ndotur, problematike Rruga e Elbasanit dhe Zogu i Zi
Ndërhyrje urgjente nga Bashkia, Mjedisi e Shëndetësia. Çdo vit shtohen mbi 1400 pacientë me kancer
Niveli i lartë i ndotjes në vendin tonë është kthyer në gangrenë për shëndetin e shqiptarëve. Kjo pasi grimcat e rrezikshme dhe pluhuri në ajër u kushton jetën mbi 500 pacientëve çdo vit si pasojë e komplikacioneve të rënda në mushkëri. Por pasojat nuk mbeten me kaq, pasi mijëra të tjerë rrezikohen nga sëmundjet kancerogjene dhe ato kardiovaskulare, që rëndohen edhe më shumë nga ky faktor ambiental. Situata alarmante është konfirmuar nga përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë pas matjeve të kryera së fundi, situatë për të cilën është kërkuar marrja e masave urgjente nga dikasteret e mjedisit, shëndetësisë dhe Bashkisë së Tiranës. Të dhënat tregojnë se në ajrin e Tiranës gjenden grimca të rrezikshme dhe gazra helmuese, si dyoksid azoti, më shumë se 4 herë mbi kufirin shkencor, duke na klasifikuar si kryeqytetin më të ndotur në Evropë. Më tej studiuesit besojnë se jeta e banorëve të kryeqytetit si dhe disa rretheve të tjera në vend shkurtohet dy vjet vetëm prej ndotjes, teksa çdo vit shtohen mbi 1400 pacientë me kancer. Njëkohësisht në rritje janë dhe sëmundjet kardiovaskulare. Problematike janë konstatuar edhe grimcat helmuese që lëshojnë automjetet, ku mbi 80 për qind e automjeteve kanë motor diezel, që nxjerrin squfur. Grup-moshat më të dëmtuara janë të moshuarit, ndërsa zonat me ndotjen më të lartë janë qendra, “21 Dhjetori”, Rruga e Elbasanit dhe Zogu i Zi. Por përveç makinave ndotjen e shton pluhuri i rrugës, pasi janë zona të tëra në ndërtim. Një tjetër arsye e konstatuar është mosmbledhja në kohë e mbeturinave urbane apo djega e tyre pranë qendrave të banimit.
Ekspertët e OBSH-së argumentojnë se treguesit e ndotjes nuk kanë asnjë përmirësim gjatë dekadës së fundit, përkundrazi, çdo vit shifrat përkeqësohen më tej. “Tirana bën pjesë në qytetet më të ndotura në Evropë. Ka 500 vdekje në vit për shkak të ndotjes. Situata është emergjente dhe duhen marrë masa konkrete”, - ka theksuar eksperti i OBSH-së Miital Trzyzanawski. Duke iu referuar kësaj situate alarmuese, OBSH-ja kërkon nga pushteti lokal e ai qendror që të merren masa urgjente për të shpëtuar nga një katastrofë ekologjike të shkaktuar nga ndotja e ajrit. Në takimin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme, ku është bërë evidentimi i situatës alarmante, përfaqësuesit e dikastereve shqiptare, si nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti, zëvendësministri i Mjedisit Taulant Bino, ai i Shëndetësisë Petrit Vasili e të tjerë janë angazhuar në nisjen e menjëhershme për hartimin e planit urgjent për uljen e nivelit të ndotjes, që po kërcënon jetën e shqiptarëve.
Rreziku
Kryqëzimi i “21 Dhjetorit” është pika më e ndotur e Tiranës dhe në të gjithë vendin. Në këtë zonë normat europiane kalohen deri me 10 herë. Studimi i OBSH-së tregon se qendra e kryeqytetit shqiptar është e ndotur 4 herë më shumë se normat më të larta të Bashkimit Evropian, ndërsa periferia është e ndotur 2 herë më shumë se norma e lejuar.
Humbja e pritshme e jetëgjatësisë së popullatës së Tiranës për shkak të ndotjes së ajrit do të kapërcente 1.5 deri 2 vjet jetë për banor.
Masat urgjente
Në aktivitetin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme ndërmjet ekspertëve të institucioneve mjedisore, shëndetësore e Bashkisë së Tiranës është propozuar ngritja emergjente e një grupi pune ndërsektorial për të ndërhyrë në përmirësimin e këtyre treguesve. Pjesë e planit të masave do të jenë ndërhyrja më e rregullt në mbledhjen e mbeturinave, pastrimin e rrugëve, shtimin e gjelbërimit apo disiplinimin e trafikut, të cilave do t’u mbivihen edhe planet specifike të Mjedisit, Shëndetësisë, Transporteve, Bashkisë e institucioneve të tjera.