E Diel, 1 Nëntor 2026

Pipero: Ndotja e ambjentit shton sëmundshmërinë

Kur Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi për herë të parë shifrën se 500 shqiptar humbin jetën në vit nga ndotja e ambjentit, ekspertë të shëndetësisë thonë se fenomeni "ndotje" po shton sëmundshmërinë.

Ndojtja e ajrit ka rritur në nivel shqetësues sëmundjet e zemrës nga të cilat vdekshmëria arrin deri në 450 raste në vit. Në anën tjetër, sëmundjet kanceroze që prekin rrugën respiratore dhe lëkurën mbeten në shifra të larta.
 

Pëllumb Pipero, drejtori i politikave në ministrinë e shëndetësisë thotë se ndotja ndikon edhe në rritjen e stresit deri në agravimin e shëndetit mendor.
 

Edhe pse iniciativat kane qënë të shumta për të kontrolluar ndotjen e ambjentit, situata është shqetësuese duke kaluar deri në 3 herë normën e lejuar. Mjekët thonë se efektet e ndotjes ndihen menjëherë në shëndetin dhe kjo reflektohet në rritje të numrit të sëmurëve nga viti në vit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›