Fushata elektorale 2009. Arsyet se përse PD-ja, PS-ja dhe LSI-ja zgjodhën kompanitë amerikane
PD-ja pritet të nënshkruajë marrëveshjen me kompaninë amerikane “Cohen”. PS-ja dhe LSI-ja kanë zgjedhur respektivisht “Kidron Strategies” dhe “"Greenberg Quinlan Rosner Research"
Shaban Sulçe
Tri partitë pretendente për fitimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë zgjedhur t’ua u besojnë fushatën e tyre elektorale kompanive të specializuara që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjë e tillë do të thotë se në fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit do të ketë shumë elemente të ngjashme nga fushatat elektorale të zgjedhjeve që janë zhvilluar në Amerikë. Ajo çka është e sigurt është se fushata elektorale në Shqipëri do të jetë mjaft interesante dhe me zhvillime të bujshme, të ideuara nga strategët amerikanë të fushatave zgjedhore.
Strategjia
Dy duket se janë arsyet kryesore se pse partitë kryesore të politikës shqiptare kanë zgjedhur që të kontraktojnë kompanitë amerikane për fushatat e tyre. Së pari është efekti psikologjik, pasi kompani të tilla gëzojnë eksperiencë të suksesshme, ku kanë menaxhuar fushatat e ish-presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke kontraktuar kompani të tilla, si PD-ja, PS-ja, ashtu dhe LSI-ja konfirmojnë qartë se hyjnë në zgjedhje me pretendimin për të qenë forca fituese në këto zgjedhje.
Arsyeja e dytë është e lidhur me strategjinë e fushatës, ku partitë kanë menduar që të kontraktojnë për strategji më profesionale dhe më të mirëllogaritura. Kompanitë e kontraktuara do të kujdesen jo vetëm për imazhin dhe promovimin e kandidatëve, por do të këshillojnë për lëvizjet që duhet të ndjekin partitë edhe në momentet më të vështira të fushatës elektorale.
Kompanitë
Ashtu si në vitin 2005, Partia Demokratike ka vendosur të kontraktojë sërish një kompani amerikane për fushatën e saj elektorale. Por ndryshe nga viti 2005, kjo nuk do të jetë kompania “BG&R”, por kompania amerikane “Cohen Group”. Kjo kompani është e famshme në të gjithë botën për strategjitë e saj në rrugën e biznesit, por ajo ka eksperiencë të suksesshme edhe në hartimin e strategjive politike. Në bordin e kësaj kompanie janë emra të njohur si Madlene Ollbrajt, Uilliam Kohen dhe personalitete të njohura të politikës amerikane.
Fushata elektorale e Partisë Socialiste do të menaxhohet nga kompania “Kidron Strategies”, e cila drejtohet nga amerikano-izraeliti George Birnbaum. Kjo kompani i është sugjeruar kreut të PS-së Edi Rama nga strategu kryesor i tij i fushatës së zgjedhjeve të 2007-s, Arthur J. Finkelstein. Drejtuesi i kësaj kompanie, George Birnbaum, ka drejtuar fushatat elektorale të presidentëve amerikanë, Riçard Niksonit, Ronald Reganit, të ish-kryeministrave të Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe Ariel Sharon.
Lëvizja Socialiste për Integrim ishte e para forcë politike që nënshkroi një marrëveshje kontraktimi për strategjinë e fushatës elektorale. Ajo ishte kompania e njohur amerikane "Greenberg Quinlan Rosner Research". Kjo kompani është e famshme pasi menaxhoi fushatën elektorale për zgjedhjen e Bill Klintonit president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kompania u krijua në vitin 1980 nga Stan Greenberg. Më pas ai themeloi “Grupin e analizës”, një ekip akademikësh dhe studiuesish profesionalë, të cilët punonin bashkë në organizimin dhe planifikimin e anketave të ndryshme politike dhe brenda dy dekadave “Grupi i analizës” do të kthehej në të suksesshmin “Greenberg Quinlan Rosner”. Më 1990-n, guvernatori i Arkansasit prej pesë mandatesh, Bill Klinton, i kërkoi Greenbergut ta ndihmonte gjatë fushatës së vështirë zgjedhore. Me anë të përvojës së mëparshme dhe grupeve të interesit në Arkansans, Greenbergu hartoi një strategji fituese që e çoi Klintonin drejt mandatit të gjashtë si guvernator, duke siguruar në këtë mënyrë edhe një platformë të suksesshme si kandidat në zgjedhjet presidenciale.
Fushata elektorale 2009, më e shtrenjta në historinë e zgjedhjeve shqiptare
Fushata elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të jetë më e shtrenjta financiarisht në historinë e fushatave elektorale të proceseve zgjedhore të zhvilluara në Shqipëri. Fatura e kripur e fushatës elektorale të 2009-s është e lidhur së pari me rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe me pretendimet e mëdha të tri partive kryesore dhe koalicioneve të tyre, ai i PD-së, PS-së dhe LSI-së, për t’i fituar ato. Shpenzimet e shumta në këtë fushatë do të nxiten edhe për shkak të sistemit zgjedhor, me anë të të cilit do të votohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke qenë se do të votohet vetëm për subjektet politike dhe në nivel qarku, partitë do të jenë të detyruara që të zhvillojnë dy nivele fushatash, në rang kombëtar dhe në rang qarku. Ato do të jenë të detyruara që të zhvillojnë një fushatë agresive, duke mos u kursyer në “hapjen e thesit” për të bërë të mundur shpërndarjen e programit dhe premtimeve të tyre elektorale te çdo votues. Dhe në këtë aspekt shpenzimet më të mëdha që do të kryejnë partitë do të jenë të lidhura me gjithçka që ka të bëjë me promocionin dhe imazhin. Këtu do të përfshihen të gjitha shpenzimet e kripura për elemente të tilla, si reklamat elektronike, posterat, banerat, fletëpalosjet si dhe kryesisht spotet elektorale dhe reklamat televizive në televizione, por edhe në radio dhe gazeta. Spotet elektorale do të përbëjnë betejën më të madhe të partive, por edhe shpenzimet më të mëdha për to. Shpenzimet e fushatës elektorale për partitë do të konsistojnë gjithashtu edhe në organizimin e koncerteve festive përpara takimeve që do të zhvillohen me elektoratin. Kjo është një praktikë disavjeçare në Shqipëri dhe që zënë pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve që planifikojnë partitë në fushatë.
Gjithashtu, element tjetër janë shpenzimet operative, që kanë të bëjnë me udhëtimet, telefonat, aktivitetet me anëtarësinë dhe aktivistët, bluzat me logot e partive, kapelat etj., të cilat rrisin kostot e fushatës elektorale për secilën prej partive.
Fushata, nisja zyrtare më 28 maj
Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 do të fillojë zyrtarisht më datën 28 maj 2009, duke qenë se presidenti Topi ka dekretuar dje 28 qershorin si datën e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Fushata do të zgjasë zyrtarisht 30 ditë dhe pritet të jetë shumë aktive, si në aspektin e takimeve elektorale, ashtu edhe në betejën mediatike dhe promorcionale. Sipas ligjit në Kodin e ri Zgjedhor, fushata do të përfundojë në datën 27 qershor, një ditë përpara zgjedhjeve, për t’i lënë vend heshtjes zgjedhore dhe më pas zhvillimit të procesit zgjedhor.
17 Shkurt 2009