Qeveria i dhuron 3 milionë euro Bechtel-it për “Shën Valentin”
Drejtoria e Rrugëve shpall tenderin për mirëmbajtjen e makinerive të Bechtel-it. Mirëmbajtja do të bëhet deri dy vite pas përfundimit të tunelit të rrugës
Habjon Hasani
Makineritë e përdorura nga firma “Bechtel” për hapjen e tunelit do të qëndrojnë në Shqipëri (të paktën edhe për dy vite) dhe do të mirëmbahen nga taksapaguesit shqiptarë. Në vigjiljen e “Shën Valentinit”, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka shpallur tenderin e hapur, me fondin limit prej 3 milionë eurosh, pikërisht për këtë qëllim. “’Objekti i prokurimit’ (nëse ka lote i ndarë sipas loteve); ‘Menaxhimi, funksionimi e mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimi i tunelit të Thirrës, të autostradës Rrëshen-Kalimash’. Fondi limit : 333 milionë e 333 mijë e 333 lekë pa tvsh. Afati i kryerjes së shërbimit: 24 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës. Afati për paraqitjen e kërkesës për shprehje interesi: 09.04.2009’,, - shkruhet në këtë shpallje publike të Drejtorisë së Rrugëve në Buletinin Zyrtar të Prokurimeve Publike. Në këtë mënyrë rezulton se për të paktën dy vite të tjera shqiptarët do të paguajnë edhe 3 milionë euro të tjera për mirëmbajtjen e makinerive private të “Bechtel”-it, ndërsa kjo kompani ka mundur të sigurojë deri tani rreth 1 miliard e 24 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për ndërtimin e një segmenti rrugor prej 56 kilometrash.
”Bechtel”
Nga kontrata e bërë publike mes shtetit shqiptar dhe kompanisë “Bechtel” për ndërtimin e segmentit “Rrëshen-Kalimash” parashikohet që makineritë e kompanisë të bliheshin me paratë e shqiptarëve. Këto makineri hynë në Shqipëri pa paguar doganë, ndërsa këto makineri “Bechtel” i kishte sjellë nga Kroacia. Makineritë qëndronin në Kroaci që prej vitit 2004, vit në të cilin qeveria kroate ndërpreu në mënyrë të njëanshme kontratën me këtë kompani. Këto makineri përpara se të vinin në Shqipëri qëndruan për dy vite e gjysmë në Kroaci, ndërsa duket se të njëjtin fat do të kenë edhe në rastin shqiptar pasi të paktën shpallja e Drejtorisë së Rrugëve parashikon një afat mirëmbajtjeje prej 24 muajsh, pra prej dy vitesh, ndërsa përfundimi i tuneleve është parashikuar se nuk mund të zgjasë më shumë se korriku i këtij viti! Pesë vite më parë, Kroacia ishte në telash të madh me amerikanët për një investim që u ishte dhënë dhe mosmbajtjen e premtimeve për të realizuar kontratën. Më 27 korrik 2004, kompania amerikane "Bechtel" shprehej se do ta padiste Kroacinë në rast se vendi tërhiqej nga marrëveshja për ndërtimin e rrugës së vet me firmën. Sipas lajmit të publikuar në agjencinë "Setimes", ministri i Transportit dhe Turizmit të Kroacisë, Bozhidar Kalmeta, në një takim me Kristos Makridis, zëvendësshef i Komisionit Europian (KE) në Kroaci, paralajmëronte se Kroacia mund të hyjë në probleme legale dhe të ngarkohet për dëmet, në rast se ajo do të anulonte kontratën. Megjithatë, si kandidate e BE-së, Kroacia do ta konsideronte opinionin e KE-së mbi këtë çështje, - deklaronte ai.
Fenomeni
Për gati dy vite e gjysmë, makineritë e kësaj kompanie qëndruan të magazinuara në ambientet e një kompanie private në Kroaci. Asokohe, “Bechtel” gati sa nuk paditi qeverinë kroate për ndërprerjen e njëanshme të kontratës, por qeveria e këtij vendi nuk u tërhoq pasi presioni i opinionit publik mbi të qe shumë i madh. Mbi "Bechtel" qëndronin akuzat për korrupsion në lidhje me dy ministra të lartë. Në qendër të vëmendjes ishte kontrata për ndërtimin e një pjese prej 37 km të autostradës ndërmjet Dugopoljes dhe Sestanovaçit, pjesë e një rruge që do të lidhë Dubrovnikun me Splitin. Skandali shpërtheu, sepse qeveria nuk zhvilloi një tender publik për këtë kontratë dhe sepse ministri i Jashtëm, Miomir Zuzul, kishte lidhje të mëparshme personale me këtë ndërmarrje. Zuzul kishte punuar për një firmë lobuese të SHBA-së, e cila e rendit "Bechtel" si një prej klientëve të saj dhe madje ka shërbyer edhe si këshilltar privat për vetë "Bechtel". Vendimi i kryeministrit Ivo Sanader për zhvillimin e një tenderi të ri për kontratën e ndërtimit të rrugës u përshëndet gjerësisht si dhe u konsiderua si një përpjekje për të minimizuar një skandal turpërues. Një histori e ngjashme ndodhi edhe në Rumani. Në dhjetor 2005, kryeministri rumun, Kalin Popesku Tariceanu, paralajmëronte kompaninë amerikane "Bechtel" se kontrata për ndërtimin e rrugës Brashov - Bors (Tranislvani) mund të anulohej nëse ajo nuk i lejonte autoritetet të shihnin letrat, për të kuptuar se si e kishin marrë këtë projekt. Kontrata ishte nënshkruar nga qeveria e mëparshme e socialdemokratëve dhe ishte kundërshtuar nga zyra e Tariceanu, sepse binte ndesh me legjislacionin e BE-së, ku Rumania dëshironte të aderonte. Kontrata e "Bechtel" ishte me një shifër prej 2.2 miliardë euro dhe i ishte dhënë kompanisë amerikane pa një tender publik, gjë që shkaktoi reagime në BE.
Prokuroria: Ja si u favorizua “Bechtel” nga Basha dhe Toma
“Në konkluzionet e paraqitura nga ekspertët e caktuar nga prokuroria janë krahasuar çmimet për 25 zëra punimesh të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë “Bechtel-Enka”, me çmimet e të njëjtave zëra punimesh të aplikuara në kontratat e lidhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet rrugore nga Kalimashi në Morinë. Nga krahasimi rezulton se çmimet për njësi të zërave të aplikuar në kontratën e lidhur me shoqërinë ‘Bechtel-Enka’ janë shumë më të larta. Nga shumëzimi i diferencës së çmimeve për njësi me volumet e punës të parashikuara sipas projektit
përfundimtar për Rrugën Rrëshen-Kalimash rezulton se shoqëria “Bechtel-Enka” është
favorizuar me një shumë prej 114 milionë e 851 mijë e 604 euro krahasuar me shoqëritë
që po ndërtojnë segmentet e rrugës në vazhdim, pra nga Kalimashi deri në Morinë. Duke e
vlerësuar me kursin e këmbimit mesatar të Bankës së Shqipërisë për muajin shtator 2006, kur është lidhur kontrata me shoqërinë “Bechtel-Enka”, (1 euro=123.17 lekë) rezulton se dëmi financiar për buxhetin e shtetit shqiptar është 14 miliardë e 146 milionë e 272 mijë e 064 lekë. Në relacionin shoqërues, të përgatitur nga shtetasi Andi Toma dhe të firmosur nga ministri Lulzim Basha, paraqiten rrethana të rreme në lidhje me faktin se
ndërmjet kujt janë zhvilluar negociatat, si dhe në lidhje me negociimin e çmimeve për njësi. Nga hetimi është provuar se megjithëse kontrata me shoqërinë “Bechtel-Enka” është lidhur më datën 6 tetor 2006, realisht dorëzimi i shesheve të ndërtimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve është bërë në fillim të muajit prill 2007. Pra, gjashtë muaj pas lidhjes së kontratës, shoqëria “Bechtel” ka arritur të marrë në dorëzim sheshet e ndërtimit për të filluar punën. Kjo tregon se urgjenca për të përzgjedhur me prokurim të drejtpërdrejtë shoqërinë ‘Ecorys Group’ dhe më pas shoqërinë ndërtuese të rrugës nuk ka qenë e justifikuar. Rezulton se argumentet e paraqitura nga ministri Lulzim Basha dhe drejtori i Shërbimeve Juridike në Ministri, Andi Toma, për nevojën e një konsulenti të huaj dhe realizimin e një prokurimi të drejtpërdrejtë me të, në relacionin e paraqitur Këshillit të Ministrave kanë qenë të rreme. Rrethanat e rreme të paraqitura në relacion për të justifikuar përzgjedhjen e një konsulenti ndërkombëtar me prokurim të drejtpërdrejtë përbëjnë veprime të kundërligjshme, sepse janë në kundërshtim me Ligjin Nr.7971, datë 26.07.1995, ‘Për prokurimin publik’. Nga hetimi është provuar se nuk ka asnjë dokument që të provojë se kush zyrtar shqiptar ka komunikuar me pesë shoqëritë e përmendura, çfarë bisedimesh janë bërë, përse ishte ‘Ecorys Group’ më e mira prej tyre, përse shoqëritë e tjera nuk kanë pasur mundësi të realizonin detyrën etj. Para, duket qartë se shoqëria “Ecorys Group” është favorizuar në krahasim me shoqëritë e tjera”.
Marrë nga dosja e Prokurorisë së Përgjithshme
Drejtori i “Bechtel”-it: Me paradhënien “blemë” makineritë
Përfaqësuesi më i lartë i "Bechtel"-it në Shqipëri, Xhorxh R. Alsop, gjatë dëshmisë së tij të bërë në prokurori dhe të botuar muaj më parë ekskluzivisht në "Albania", ka pohuar se deri në muajin maj 2007 janë kryer vetëm disa gërmime, ndërsa më tej ka theksuar se të gjitha makineritë janë blerë me paradhënien e marrë nga shteti shqiptar. Sikur të mos mjaftonte kjo, Alsop ka nënvizuar në këtë dëshmi se edhe garancinë bankare "Bechtel" e ka kryer me paratë që ka marrë në paradhënie nga qeveria shqiptare. Nga deklarata e tij arrihet të kuptohet se të paktën deri në muajin maj 2007 nuk ishte arritur të bëhej as edhe një ndërtim i rëndësishëm veçse gërryerja e disa segmenteve shumë të vogla. Megjithatë, është faktuar tashmë se deri në muajin shkurt 2007, “Bechtel” kishte arritur të merrte rreth 104 milionë euro për ndërtimin e rrugës. Një tjetër fragment i dëshmisë së Aslop lidhet me projektin e munguar të rrugës. Ndërkaq, vetë përfaqësuesi amerikan është shprehur se ata kanë operuar me një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis të një projekti të Bankës Botërore për këtë rrugë. Një deklaratë paksa e çuditshme kjo e përfaqësuesit amerikan, i cili në mënyrë paradoksale ka pohuar se projekti i kësaj rruge (që zyrtarisht është ende në përpunim), është diktuar nga një VNM i një projekti tjetër. Ndërkohë që dihet botërisht se është Projekti ai që dikton dhe Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kurrsesi nuk mund të ndodhë anasjellas.
17 Shkurt 2009