Fushata elektorale ne Gjermani per zgjedhjet e 22 shtatorit
Rritje të taksave për të pasurit për të financuar shkollat dhe infrastrukturat, luftë kundër evazionit fiskal dhe futja në fuqi e rregullave më të forta kundër spekulaorëve. Kanë qenë këto pikat kryesore, të mitingut në Hamburg, ku socialdemokrati gjerman Steinbruk, i cili në prag të zgjedhjeve të 22 shtatorit nuk ka kursyer akuzat kundër rivales së tij, kancelares Angela Merkel.
Ai u shpreh se Merkel e cila shpesh herë sipas tij ka tejkaluar kompetencat e saj ka dalë mbi qeverinë duke u sjellë si presidente e vendit, dhe se qëllimi i saj është përgjumja e popullit.
Por ka qenë një kritikë tjetër e Steinbruk e cila rrezikon të kthehet në bumerang. Lideri socialdemokrat ka akuzuar Merkel se i ka lejuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përgjojnë komunikimet e qytetarëve gjermanë. Por qeveria e kancelares ka replikuar duke thënë se bashkëpunimi me shërbimet sekrete amerikane ka nisur në vitin 2002, kur vendi drejtohej nga socialdemokratët.