Fushata ndot kryeqytetin, posterat e grisur mbushin rrugë e sheshe (FOTO)
Tiranë- Një tjetër qytetare ka ngritur shqetësimin e saj për ndotjen e kryeqytetit duke dërguar imazhe që e demonstrojnë këtë.
Në adresën tonë të e mail-it info@gazetaidea.com, kanë ardhur disa fotografi të marra në Tiranë, pranë konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Siç thekson edhe vetë vajza që bën denoncimin e ndotjes së ambjenteve publike, fushata është bërë edhe një shkak më shumë për mbushjen e shesheve dhe rrugëve me postera të grisur.
Gazeta IDEA ka sjellë gjithnjë në vëmendje raste të mbeturinave të hedhura pa kriter në vende të pacaktuara, duke theksuar kështu një shembull të keq qytetarie që duhet zhdukur.
Posterat e grisur mbushin rrugë e sheshe (FOTO)
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 3