E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës ratifikon sot Marrëveshjen

PRISHTINE-Në mbledhjen e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës pritet të ratifikohet Marrëveshja e parë ndërkombëtare e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit të saj. Paraprakisht ka pasur qëndrime të ndryshme nëse marrëveshja duhet quajtur ndërkombëtare dhe nëse duhet miratuar edhe Plani i zbatimit të saj, por ka dominuar mendimi që për këto çështjet mund të vendosë mbledhja plenare e Kuvendit.

Të gjitha subjektet e politike pritet të votojnë pro ratfikimit të marrëveshjes, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të kundërshtojë si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.

Në vazhdim të seancës deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin për tregun dhe produktet e naftës në Kosovë. Do ta shqyrtojnë edhe, Raportin e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe Raportin e Punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2012.

Deputetët ndërkaq, si rëndom në seanca të rregullta, do të ngrenë deklarime jashtë rendit të ditës, si dhe do të shtrojnë pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›