E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata ne Facebook Basha e Rama spotet ne internet

"Kandidatët për bashki e komuna duhet të vënë në përdorim, Facebook, Youtube, Tëitter, për të komunikuar drejt përdrejtë me të rinjtë e qyteteve ku kandidojnë dhe partitë politike garuese në zgjedhjet vendore 2011, duhet të afishojnë kandidatët e tyre në përdorimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore", tha Alban Nelaj, shoqëria civile.  Keto jane disa nga perfundimet e nje rrjeti shoqatash mbi ligjerimin politik te kandidateve per Bashki e Komuna ne zgjedhjet lokale dhe nevojen per perdorimin e rrjeteve sociale si nje menyre per te shperndare me shume informacion per garen elektorale e pse jo per te terhequr dhe votues.

Por cfare ndodh me te vertete ne skenen politike virtuale.Interneti e në veçanti, rrjetet sociale si Facebook-u, janë shndërruar në arena të vërteta elektorale për fushatën e zgjedhjeve të 8 majit. Që nga shpallja e listes se kandidateve nje dite me pare subjektet politike dhe kandidatët garues, kanë mbushur "hapësirën" politike në internet, përmes reklamave në rrjetet sociale,portaleve e blogjeve te ndryshme.

Menjehere pas shpalljes publike te kandidaturave per kreun e Bashkise se kryeqytetit beteja elektorale mes Lulzim Bashes dhe Edi Rames tashme eshte shtrire dhe ne boten virtuale. Dy dite me pare u krijuan profilet e tyre ndersa fansat kane filluar te klikojne kandidatin e preferuar, tashme jo vetem ne facebook por edhe ne youtube.

E me sa duket zhvillimi dhe perdorimi i gjere i rrjeteve sociale, do te beje qe beteja mes dy protagonisteve politike, Edi Rama dhe Lulzim Basha do te jete po aq e ashper edhe ne boten virtuale.

Jul Kasapi Azhornuar së fundi ( e hënë , 28 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›