E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanet ne mbeshtetje te Bashes ne Tirane

Republikanet mbajten aktivin e zgjeruar, ku kryetari Fatmir Mediu la porosite per fushaten e 8 majit. Kryerepublikani qe ne krye te fjales dha mbeshtetjen e plote per kandidatin e demokrateve ne Tirane Lulzim Basha, duke iu kerkuar edhe strukturave te partise se tij mbeshtetje te plote per te. Mediu u ndal dhe te procesi i ndarjes se pronave, kur e konsideroi te patolerueshme moskthimi e pronave komuniteteve fetare.

"Kjo tolerancë fetare nuk mund të zëvendësohet absolutisht me intolerancën dhe veprimet arbitrare të shtetit. Pushteti qëndror apo lokal, për të privuar komunitetet fetare nga e drejta e tyre e pronës, e pafalshme, është sidomos situata në qytetin e Tiranës me komunitetin musliman, i cili për vite e vite kërkojnë të ndërtojnë një institucion ku njerëzit vërtetë të gjejnë raportin e tyre shpirtëror", tha Mediu.

Kryerepublikani kerkoi nga drejtuesit lokale te partise se tij te mbeshtesin kandidatet e koalicionit “ Aleanca per qytetarin” ne menyre qe asnje vote e djathte te mos humbase ishte porosia e mediut

"Do të kërkoja nga ju një seriozitet të madh dhe angazhimin tuaj për të marr cdo votë në emër të PR, për ta marr atë me forcë. Kjo do të jetë pa dyshim puna që ne do të bëjmë të gjithë së bashku, të bashkëpunojmë me njëri tjetrin dhe pjesën tjetër të maxhorancës që 8 maji të kthehet në fitore të shqiptarëve, të jetë një hap përpara për Shqipërinë europiane", u shpreh ai.

Per shkak te rregjistrimit te LSI ne koalicionin e djathte, partia republikane nuk eshte e perfaqesuar ne komisionet zonale, per kete shkak mediu kerkoi qe kjo te i pengoje strukturat republikane te punojne ne favor te koalicionit te djathte,.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›