Fushata në Shkodër/ Spahia: Rivalët vijnë pa projekt dhe me mashtrime 3D! Beci: Rikonstruksion të shesheve në lagje

Në fushatën elektorale në Shkodër, kryetari aktual i bashkisë Bardh Spahia, njëherësh kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidati i PS, Benet Beci kanë paraqitur projektet e tyre para banorëve.
Spahia, i cili u takua me banorët e Dobraçit dhe të Golemit tha se bashkia nuk ka financime nga qeveria dhe se për këtë mungojnë ndërhyrjen në disa akse. Ai shtoi se rivalët vijnë pa projekt dhe me mashtrime 3D.
“Ndërsa rivalët vijnë pa projekt për Shkodrën dhe vetëm me mashtrime 3D, ne kemi një plan të qartë dhe investime të përcaktuara sipas nevojave të çdo zone”, tha Spahia.
Nga ana tjetër Benet Beci ishte në takim me banorët e lagjes Dërgut, ku premtoi ndërhyrje për rikonstruksionin e shesheve mes pallateve
“Duhet një ndërhyrje emergjente për rikonstruksionin e këtyre pallateve. Ka ardhur koha qe ti kthejmë faqen Shkodrës. Projektet për infrastrukturën do të jenë fokusi kryesor i punës”, tha Beci.
/rtsh.al/