E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, qeveria thellon defiçitin e buxhetit

caniPavarësisht thellimit të deficitit buxhetor, financat e vendit vijojnë të rritin shpenzimet edhe gjatë muajit prill. Kështu, sipas të dhënave të treguesve fiskalë, qeveria ka kaluar me rreth 40 milion dollarë planin për shpenzime kapitale, zëra në buxhet që shkojnë për investime publike, në një kohë që realizimi i të ardhurave nga tatimet dhe doganat është në rënie.

Në një analizë të situatës ekonomike të vendit, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, bën thirrje që qeveria të ruajë parametrat buxhetorë, në mënyrë që të mos rrezikohet situata ekonomike, e cila sipas tij, do të kërkojë masa drastike për çdo qeveri që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Por, për përfaqësuesit e mazhorancës, raporton Vizion Plus, thellimi i defçitit nuk përbën problem, pasi llogaritja e tij bëhet sipas planit vjetor, dhe konkluzionet nuk mund të dalin vetëm për disa muaj.

Problemi më i madh që shohin analistët e ekonomisë, është situata me borxhin publik dhe gjetjen e parave për rikuperimin e gropës që po krijohet në arkën e shtetit./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›