E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni italo-shqiptar ndalohet një gomone arrestohen 2 shqiptarë

TIRANë- Nga një operacion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe strukturave Policore Italiane ka bërë të mundur sot, bllokimin e një gomoneje rreth 9 m të gjatë, me 3 motorë, si dhe është bëri i mundur arrestimi i dy shtetasve shqiptarë që ndodheshin në të.

Fillimisht gomonja është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në orët e para të ditës së sotme teksa lëvizte me një shpejtësi të madhe në drejtim të ishujve të Fanosit në Greqi. Por policia njofton se “Menjëherë janë marrë masa dhe janë përforcuar shërbimet në det dhe në tokë gjatë gjithë vijës bregdetare. Njëkohësisht në ndjekje të këtij mjeti janë vënë shërbimet e delta Forcës, si dhe mjeti i Guardia di Finanzia Vlorë në bordin e të cilit është i dislokuar dhe një punonjës i Policisë Kufitare Shqiptare, 24 orë pa ndërprerje2.

Gjatë ndjekjes mjeti lundrues ka ndërruar kursin e lëvizjes duke iu drejtuar brigjeve Italiane. Ndjekja e mjetit më pas ka vijuar në ujërat territoriale italiane. Në ndihmë të mjetit të Guardia di Finanzia Vlorë, autoritetet policore italiane kanë vënë në dispozicion dhe një helikopter.

Si rezultat i kësaj ndjekje rreth orës 02.45’, në jug të brigjeve italiane, është bërë i mundur bllokimi i gomones, si dhe kapja e dy personave që ndodheshin në bord, Valentin Ndoj vjeç 22, nga Fushë Kruja dhe Arben Isufi 29vjec, nga Delvina. Mësohet se strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me autoritetet policore italiane për hetimin e plotë të këtij rasti, pasi dyshohet se mjeti lundrues shërbente për trafik lëndësh narkotike.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›