Patos, mblidhet Këshilli Bashkiak, debate për paketën fiskale
PATOS- Pas 5 muajsh Këshilli Bashkiak në Patos ka zhvilluar mbledhjen e radhës por për herë të parë me praninë e të gjthë anëtarëve. Ashtu sikurse edhe në mbledhjet e mëparshme, nuk kanë munguar debatet mes këshilltarëve për shkak të paketës fiskale.
Këshilltarët e majtë kërkuan miratimin e saj ashtu sic ishte paraqitur në projekt/buxhet nga Bashkia e Patosit ndërsa të djathtët kërkuan rishikimin e buxhetit.
“Duke qenë se ka ndryshuar vlera e paketës fiskale, është kërkuar nga ana jonë që të shikohet dhe njëherë buxheti e të na sillet përsëri , pasi me ndryshimet e bëra në paketën fiskale ulet vlera me rreth 60 milionë lekë të reja shifër e cila duhet të reflektojë patjetër në buxhet” u shpreh Leonard Behaj, kreu i Këshillit Bashkiak.
“Mbledhja dështoi sepse në rendin e ditës ishte miratuar në pikën e parë votimi i strukturës organike të bashkisë dhe niveli i pagave të punonjësve të saj dhe ndërmarrjeve vartëse. Pa u shprehur prefektura për paketën fiskale, nuk ka se si ekzekutivi të hartojë një buxhet të ri” theksoi Bardhi Meli Kreu i Bashkisë Patos.
Debatet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak kanë përfunduar pa miratuar as rendin e ditës, ndërsa vendimet pritet të merren mbledhjen e ardhshme.
(e.n/News24/BalkanWeb)