Fushatat
Maratona elektorale per zgjedhjet e dates 8 maj futet sot ne xhiron e fundit te udhetimit drejt kutive te votimit. Zyrtarisht ajo ka startuar para tre javesh. Praktikisht e kemi patur mes nesh shume me heret. Madje mund te themi se me levizjen popullore per trasparencen e kutive dhe largimin e qeverise Berisha-Meta Opozita e Bashkuar ka qene gjate gjithe kohes ne fushate.
Kjo eshte edhe arsyeja kryesore qe elektorati i shtuar opozitar ndersa e percjell fushaten me vemendje dhe perkushtim qytetar nuk duket i perndezur shperthyes apo i paduruar sic mund te mendohej. Ne shumice dermuese ky elektorat e ka marre me kohe vendimin per voten.
Ndikimin me te madh ne kete vendimarrje shume te rendesishme te qytetareve nuk e ka fushata e vogel njemujore qe qeveria dhe kandidatet e saj bejne sikur duan ta zbresin e ta mbajne ne nivelin e sherbimeve komunale per komunitetin. Keto sherbime kane rendesine e tyre por jemi ende larg luksit per te konceptuar nje fushate vendore apolitike.
Tjeterkund i dhemb Shqiperise familjes dhe individit shqiptar tjeterkund jane pergjigjet per punen punesimin cmimet nivelin e jeteses shendetin sigurine integrimin.
Tjeterkund jane pergjigjet per Lirite dhe te Drejtat e rrezikuara serjozisht vecanerisht pas vrasjes nga garda e Republikes te kater protestuesve opozitare ne demonstraten e 21 janarit. Njerezit e dine. Qeverisja vendore futet fare pak ne keto ceshtje.
Ne disa prej tyre nuk futet fare. I ka qeveria keto. I ka parlamenti. Fati i Shqiperise o ndahet lart o nuk ndahet fare. Pa nenvleresuar aspak rolin e pushtetin vendor eshte e kote te iludohemi se krizat qe kane mberthyer vendin mund te gjejne zgjidhje ne zyrat e bashkive dhe komunave. Ja pse per njemije arsye ndikimin me te madh ne vendimarrjen e qytetareve shqiptare ne 8 maj e ka fushata e madhe ajo qe eshte bere e po behet prej shume muajsh si nje beteje politike midis nje opozite qe kerkon trasparence dhe sundim te ligjit dhe nje qeverie qe pasi tallet me opoziten e qellon edhe me plumba te vertete duke i vrare mbeshtetesit ne bulevard.
Kete e ka kuptuar shume mire kryeministri Berisha i cili ndryshe nga sa thote po zhvillon dhe po udheheq nje fushate te mirefillte politike pothuajse identike me ate te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. Nuk ka dyshim se perballe nje opozite qe i konsideron politike keto zgjedhje kryeministri po kerkron ti motivoje gjithashtu politikisht mbeshtetesit e tij.
Me 8 maj votohet per historine pothuajse dy vjecare te nje krize. Me 8 maj gjykohet dhe ndahet me vote nje sherr nje konflikt politik per ceshtje madhore te demokracise sic jane sundimi i ligjit trasparenca e zgjedhjeve lufta kunder korrupsionit e drejta per te demostruar kunder qeverise pa friken se ajo te vret me plumba te vertete. Me 8 maj vendoset se si do te jete e nesermja e vendit.
Ne kete konflikt opozita ka qene boterisht ne krahun e standarteve dhe vlerave europiane duke fituar mbeshtetje dhe terren perballe qeverise refraktare. Sondazhet e Institutit te Marredhenieve Nderkombetare qe u publikuar para tre kater javesh tregonin qarte se opozita qendronte bindshem perpara qeverise ne tete bashkite krysore te vendit. Opozita kishte arrritur si fituese dhe nisej si fituse ne fushaten per zgjedhjet e 8 majit.
Fushata eshte gjithnje nje mundesi per tu rritur ose edhe per tu zvogeluar ne krahasim me nisjen. Kur diferencat jane te dukshme pala qe eshte ne avantazh duhet te beje gafa te jashtezakonshme qe te ndodhe ndonje permbysje. Kurse kur motivi i zgjedhjeve ka karakter te theksuar politik sic eshte rasti me vendoret tona te ketij viti permbysja eshte edhe me e veshtire. Megjithate fushata eshte fushate. Ka te pritura dhe te papritura.
Nuk eshte shume e qarte cfare ndodh ne terren por nga pasqyrimi ne media i fushates bie ne sy pabarazia e numrit te aktoreve dhe subjekteve nga secili kualicion qe arrijne te fushatojne apo te inskenojne nje fushate mediatike. Kualicioni qeveritar Aleanca per qytetarin paraqitet me media me pese fushata te perditshme qe jane Fushata politike e kryeministrit Berisha ne shkalle vendi. Fushata e kandidatit per bashkine e Tiranes Lulezim Basha. Fushata e Levizjes Socialiste per Integrim. Fushata e Partise Republikane. Fushata e PDIU-se Shpetim Idrizit.
Nuk po permendim fushatat e paperditshme te ndonje partie tjeter te vogel te koalicionit qeveritar apo te kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Megjithese te inskenuara pothuajse njelloj te gjitha keto fushata percjellin idene e nje fronti qe punon te mbuloje sa me shume pjese te spekrit me qellimin e vetem te munde opoziten.
Nga krahu opozitar shihet kryesisht nje fushate qe eshte fushata e dyfishte e krybashkiakut dhe kryesocialistit Edi Rama per bashkine e Tiranes dhe per Shqiperine. Here pas here duket ndonje parti tjeter e kualicionit opozitar por asnjera gjer me tani nuk krahasohet me partite e vogla te koaliconit qeveritar persa i perket ritmit dhe numrit te takimeve per rrjedhim edhe te mesazheve dhe imazheve te trasmetuara ne media.
Ky eshte nje problem. Si eshte puna Partite e vogla te opozites kane me pak mundesi financiare se partite e vogla te qeverise Kane me pak akses se te dytat ne media Mund te jete edhe njera edhe tjetra. Sa kohe qe ne vendin tone nuk ka kontroll dhe traparence per financimin e fushates nuk ka perse te cuditemi qe nje parti e vogel qeveritare ia ben fora me flamuj postera spote dhe klakere te paguar kurse nje parti e vogel opozitare mezi paguan qerane e sallave ku mbledh njerezit.
Ky problem i pabarazise se partive aleate i shtohet problemit te pabarazise se dy partive te medha ne dem PS-se dhe fiton kesioj thekse te forta politike jo pa pasoja elektorale. Mjafton te sjellim ne vemendje faktin se ne zgjedhjet e vitit 2009 partite e medha apo kualicionet e medha e bene nje pjese te diferences per te mos thene krejt diferencen me ate qe u quajt treni i partive aelate. Treni i qeverise ishte me i gjate atehere.
Ne reflektim te asaj pervoje PS dhe Edi Rama kane ndertuar kesaj radhe koalicionin me te gjere te mundshem. Treni i partive grupimeve dhe aktoreve opozitare per zgjedhjet e 8 majit eshte ne leter po aq i gjate ne mos me i gjate se treni i qeverise. Por kjo nuk duket ne media dhe nuk ndihet sic duhet ne publik.
Pertej arsyeve te natyres financiare apo te aksesit ne media te partive te vogla opozitare mendoj se ky problem ngerthen edhe ceshtje te organizimit te opozites ne fushate. shte e vertete se te gjitha partite rendin vec e vec ne kerkim te votave per keshilltaret e tyre. Por kjo mevetesi nuk shkon e nuk vlen fare nese sfumon sadopak unitetin e ketyre partive rreth qellimit kryesor per te mundur qeverine.
Risia politike shqiptare e shtatorit te vitit 2009 e ne vazhdim ka qene konceptimi dhe funksionimi i Opozites se Bashkuar. Ajo artikuloi kauzen me jehone te gjere popullore te trasparences dhe legjitimitetit te pushtetit. Ajo e shtriu kete kauze pertej dasive partiake ideologjike dhe pragmatike shqiptare. Si cdo levizje e re Opozita e Bashkuar ishte nje faktor i ri me peshe qe pati nje rol besoj te rendesishem ne rilindjen politike te Edi Rames perballe stratagemave te heqjes se tij nga kreu i PS-se me shtytjen cinike te qeverise dhe kundershtareve te tij te shumte ik por te verteten e zgjedhjeve nuk ta tregojme.
Ne ato rrethana te veshtira mund te thuhet se Ramen e ringjalli bujarisht pikerisht karta qe e kishte vdekur duke e luajtur keq ne zgjedhje karta e bashkimit te opozites dhe gjithe faktoreve te opozitarizmit. Ai e beri kete pas zgjedhjeve kur nuk kishte pushtet por i ndihmuar dhe i lehtesuar nga kredoja opozitare e aleateve dhe partnereve te tij.
Opozita e Bashkuar mberriti fitimtare dhe e bashkuar ne hapje te fushates elektorale ne vazhdim. Pas kesaj ka lene pershtypjen e hallakatjes sikur sekush ka hallin e vet. shte nje gabim qe duhet korigjuar kesaj jave ne xhiron e fundit te maratones drejt kutive te votimit. Kujt i duhen keshilltaret para fitores se perbashket
Forca elektorale e opozites qendron jo vetem te bashkimi i saj formal nen obrellen e nje aleance por edhe te te qenet bashke para publikut. Si atehere kur protestohej per kutite dhe demostrohej kunder kusarise.