E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti i kandidatit ipa banoret e Sarandes ne proteste para policise

SARAND- Qindra banore te Sarandes kane protestuar mbremjen e djeshme perpara komisariatit te policise per shkak te nje urdhri absurd te dhene nga uniformat blu. Policia ka ndaluar mediat lokale qe te publikojne lajmin e kercenimit me arme te kandidatit socialist Stefan ipa.

Kjo ka sjelle irritimin e dhjetera njerezve te cilet se bashku me kandidatin ipa kane protestuar perpara portes hyrese te komisariatit te Sarandes.

Mediat lokale te Sarandes pohuan dje se ne redaksite e tyre ka mberritur nje urdher nga policia e cila i ndalon te transmetojne nje deklarate-version qe kandidati ipa ka dhene per ngjarjen e se shtunes mbrema ku nje femijet e tij dhe ai vete u kercenuan me pistolete nga nje person ne nje prej lokaleve te lagjes nr. 4 ne Sarande.

ipa e ka quajtur skandaloz qendrimin e policise per te bllokuar mediat ne punen e tyre. Por ai ka cilesuar s skandaloz edhe versionin e policise per ngjarjen qe sipas tij viktimen e ka shnderruar ne kriminel dhe e kunderta.

Kandidati ipa ish-minister i Brendshem tha se ndonese ne radhet e policise se shtetit ka dhe shume njerez te ndershem veprimet dhe qendrimet e saj te fundit tregojne implikimin e uniformave blu ne mbrojtje te elementeve kriminale ne kete fushate elektorale.

ipa tha se klima e bashkejeteses ne Sarande mes njerezve me bindje te ndryshme politike dhe me prejardhje te ndryshme krahinore po cenohet nga elemente kriminale te ardhur nga Tirana sipas tij te urdheruar nga pushteti.

Ai akuzoi me emer vellane e drejtorit te urbanistikes ne Sarande Odise Gunari si nje sekser ndertimesh i implikuar ne ngjarje duke qene i shoqeruar nga personi qe kercenoi me arme ate dhe femijet e tij.

ipa ka akuzuar edhe strukturat e rendit ne Sarande se kane falsifikuar deklarimet e tij dhe te femijeve per te permbysur ngjarjen. Sipas tij autoret qe u liruan duke u mbajtur vetem nje ore ne komisariat tregojne implikimin e policise me elementin kriminal ne kete fushate. Pas rreth nje ore perpara komisariatit te policise banoret e Sarandes kane mbyllur protesten ne te cilen nuk u evidentua asnje rast dhune.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›