Xhamia e re sot shpallet fituesi

Sot ne oret e paradites kryeqytetasit do te njohin projekti sipas te cilit do te ndertohet Xhamia dhe Muzeu i bashkejeteses fetare ne Tirane. Ne gare jane pese studio te cilat kane kaluar ne kete faze te dyte te konkursit nderkombetar te shpallur nga Bashkia e Tiranes duke lene pas rreth 100 studio te tjera.
Sot juria e perbere nga Nderkohe juria e cila do te perzgjedhe edhe studion fituese perbehet nga Edi Rama Vedran Mimica Peter Seinnen Paul Bhm Enzo Siviero Artan Shkreli e perfaqesues te Komunitetit Mysliman do te zgjedhin mes pese projekteve te prezantuara dje nga studiot ne gare.
Mes studiove Andreas Perea Ortega - Madrid Spanje Architecture Studio - Paris France BIG - Kopenhagen Danimarke Search - Amsterdam Holande Zaha Hadid Architects - Londer Britani e Madhe vetem njera do te jete fituese.
Kryetari i Bashkise Edi Rama prezantoi dje nje nga nje studiot dhe karakteristikat e tyre duke theksuar se ky konkurs nuk eshte pjese e fushates por nje nisme e filluar muaj me pare e qe sot do kurorezohet me fituesin.
Duke qene se ky konkurs zhvillohet ne nje periudhe qe eshte ne nje periudhe elektorale une nuk do te zgjatem ne fjalen time pervecse te beje nje prezantim te pjesemarresve dhe me pas le tua leme arkitekteve te flasin me idete e tyre tha Rama.
Gara
Konkursi per xhamine eshte zhvilluar ne dy etapa ku ne fazen e pare kane aplikuar plot 100 studio nga 28 vende te ndryshme te botes por juria ka perzgjedhur vetem 5 prej tyre. Te pesta studiot ne kete faze te dyte kane dorezuar prane Bashkise projektin ku perfshihet xhamia dhe muzeu i bashkejeteses fetare sipas standardeve dhe siperfaqes qe Bashkia ka percaktuar.
Ne kerkesat e Bashkise drejtuar studiove te projektimit kerkohet qe keto dy ndertesa publike ne qender te qytetit te kene elemente te modernes pra te pasqyrojne kohe qe i perkasin. Projekti per xhamine duhet detyrimisht te permbaje elementet e kultit por duhet te kete nje arkitekture moderne.
Siperfaqja per xhamine eshte 2.500 m2 ndersa siperfaqja per muzeun eshte 1650 m2. Ndertesa e xhamise duhet te kete salla per mesim biblioteka pra te jete nje objekt i lidhur me dijen islame.