Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ: Deri në orën 12.00, kanë votuar 14.91% e zgjdhësve

KQZ informon se në zgjedhjet e pjesshme vendore, pjesëmarrja deri në orën 12:00, është 14.91%. Deri tani kanë raportuar 624, nga 942 Qendra Votimi që janë në 6 bashkitë ku po votohet. Në Dibër kanë votuar 19.73% e zgjedhësve; në Lushnjë pjesëmarrja është 19.63; në Shkodër kanë votuar 13.68% e qytetarëve; në Rrogozhinë, 17.91%. Në Vorë, deri më tani kanë votuar 19.17% e qytetarëve. Ndërsa në Durrës kanë votuar deri në orën 12.00, 12.06% e zgjedhësve.