E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD kallëzon penalisht anëtarët e PS-së dhe të LSI-së në KZAZ-në Vorë

PD bëri të ditur se ka kallëzuar penalisht 4 anëtarë të PS, si dhe anëtarin e LSI në KZAZ-në e Vorës, me akuzën për “shpërdorim detyre”. Sipas PD, këta persona po bllokojnë procesin zgjedhor në këtë bashki.

“Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ-në e Vorës, për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki”, thuhet në njoftimin e PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›