Lushnje, procesi i votimit i qetë, votojnë 9% të qytetarëve

Gazetari i RTSH-së, Norel Zaimaj ka raportuar nga Lushnja se mbi 9% të votuesve u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre,
Përgjithësisht procesi i votimit ka qenë i qetë, përveç një incidenti që ka ndodhur me disa komisionerë, të cilët janë zëvendësuar.
Megjithatë, pritet që në orët e pasdites numri i pjesëmarrjes të jetë më i lartë. Në këto zgjedhje, në Lushnje garojnë nga PD Indrit Sefa, nga PS Eriselda Sefa, nga “Shtëpia e Lirisë” Elton Bano.
/rtsh.al/