Qeni i policit kafshon futbollistin

Një ndeshje e divizionit të parë në jug të Brazilit është shtyrë për disa minuta pasi një qen i policit kafshoi në këmbë një futbollist.
Kamerat televizive treguan qenin, një pastor gjerman, duke kafshuar sulmuesin e Caxiasit, Vanderlei derisa ai dhe disa bashkëlojtarë të tij ishin duke u ankuar ndaj gjyqtarëve afër vijës anësore.
Globoesporte.com raportoi se Vanderlei u desh të trajtohet dhe se takimi i vlefshëm për Kampionatin shtetëror në Rio Frande do Sul u ndërpre për gati 10 minuta por futbollisti ishte në gjendje të vazhdojë lojën. Caxias u mposht 1-0 nga Novo Hamburgo.