E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushate e gjere informuese ne janar

Programi i ri politik. Ekipi drejtues socialist drejt bazes

Programi i ri i Partise Socialiste nuk ka perfunduar ende ne nje draft final per tiu paraqitur elektoratit shqiptar. Sikunder u nenvizua edhe ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare kjo e fundit do te jete nje forum i punes me territorin ku te gjithe anetaret e saj do te angazhohen per te masivizuar programin dhe per tia nenshtruar ate nje leximi nese mund te thuhet keshtu nga afer te qytetareve. Fushata pritet te nise rreth muajit janar dhe ajo do te paraprihet nga konsultimet e krereve te grupeve te punes dhe anetareve te Asamblese me kreun socialist Edi Rama i cili ka nje angazhim personal per kete ceshtje. Me kete rast nje mbledhje tjeter e Asamblese eshte e pritshme me synim saktesimin e axhendes se punes dhe drejtimeve te saj. Aktualisht PS-ja ndodhet ne nje faze kur po behet gati per te hyre ne fazen praktike te prezantimit te programit. Kjo eshte me rendesi jo vetem pse ka ne sfond nje strukture te ngritur tanime me njerez te te gjitha fushave vendimmarres te opozites por edhe pse ajo mund te shihet si nje parafushate elektorale qe do te thjeshtoje mesazhin politik ne adrese te elektoratit. Me kete rast deviza Per nje rilindje shqiptare e sheh pretendimin e vet thuajse ideologjik ne proven e pare para qytetareve shqiptare ne kontakt me te cilet do te behen edhe korrigjimet perkatese. Perpos punes se krereve te grupeve te asamblese qe do te jene pjese e tryezave te organizuara nje mesazh tjeter politik percillet me angazhimin e kundershtareve te riintegruar ne drejtimin politik. Keshtu ka serish vlere politike te shtuar angazhimi i Ben Blushit ne aktivitetin politik per programin nisur edhe nga fakti se kritikat e tij sikunder eshte shprehur pak dite me pare kane qene edhe me natyre programore. E njejta vlen te thuhet edhe per deputetin tjeter anetarin e rikonfirmuar te Kryesise Arben Malaj i cili madje edhe ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare te vjeter ka diskutuar ne plan teknik per draft-programin aktual. Per keto arsye fushata per rilindjen shqiptare pret paraprakisht te deshmohet ne nje rilindje te vete shpreses tek opozita e sotme socialiste e cila qe prej vitit 2005 vuan paradoksin e madh te kontrollit te infrastruktures me te madhe praktike dhe kapaciteteve profesionale e menaxhimit te tyre pa nje kontekst politik qe do te jepte fitoren. Ketu ka rendesi te merret ne konsiderate edhe ndarja e punes ne Kryesine e re apo edhe funksionalizimi real i sekretariatit qe ka tanime ne prapavije nje ekip prej 21 grupesh pune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›