E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Cervenkovski: Marrëdhënie dypalëshe, të mira

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili  ndodhet për një vizitë dy ditore në shtetin fqinj Meqedoni, ka mbajtur një takim  me Kryetarin e LSDM-së, Branko Cervenkovski.

Gjatë takimit, ata kanë shkëmbyer qëndrimet e tyre për situatën në Shqipëri dhe Maqedoni sa i takon integrimit Europian dhe mundësive për të përshpejtuar këto procese.

Mësohet se një çështje me rëndësi në takim kanë qenë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Rama dhe Cervenkovski kanë  pohuar se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë të një niveli që konsiderohet i mirë, dhe se thellimi i mëtejshëm i tyre është një mundësi e vazhdueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›