Egjipt, partitë islamike fitojnë 65% të votave
Partitë islamike fitojnë 65 % të votimeve gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Egjipt.
Mësohet se partitë islamike, mes të cilave ajo e Vëllezërve Muslimanë dominojnë raundin e parë të zgjedhjeve.
Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Zgjedhjeve, Yussri Abdel Karim, deklaroi se tre formacionet politike, Liri dhe Drejtësi e vëllezërve muslimanë, salafitët e El-Nour dhe islamikët e moderuar të Wassat kanë marrë në total 62,25 % të votave.