Fushe- Kruje tentojne arratisjen 4 te denuar per vrasje
Vetem pak minuta kane shijuar lirine 4 te denuar per vrasje, te cilet kane tentuar te arratisen nga burgu i Fushe-Krujes. Ngjarja që ndodhi ne oret e para te mengjesit të së martës, ka pasur për protagonistë tre të dënuarit me burgim të përjetshëm Gëzim Gurin, Prel Vucajn dhe Fran Marashin, si edhe Altin Kodrën, të dënuar me 22 vjet burg. Të katër këta persona kanë gërmuar murin e dhomes, kane prere 3 hekurat e dritares dhe më pas kanë dalë në oborrin e brendshëm të burgut.
Por menjëherë pasi kanë dalë, ata janë pikasur nga rojet e shërbimit që kanë ndërhyrë nëpërmjet policisë së burgjeve.
Situata e alarmit ka mbizotëruar përgjatë gjithë natës në burg ku forca të shumta policie janë angazhuar për të vendosur normalitetin. Gjithçka është normalizuar më pas vetëm rreth orës 06.30 minuta, ndërsa të katër të dënuarit janë izoluar nëpër qeli të veçanta për ta shmangur cdo lloj tentative tjetër për arratisje.
Duket se truri i arratisjes ka qenë pikërisht 33-vjeçari nga Shkodra Fran Marashi, një emër i njohur ky në dosjet e krimit shqiptar, si një nga anëtarët më aktivë të bandës famëkeqe të Urës Vajgurore, ku në trazirat e 1997-ës mbetën të vrarë katër policë dhe u plagosën dy të tjerë. Marashi u ekstradua nga Italia në gusht të vitit 2006 dhe është dënuar për vrasjen me armë zjarri të punonjësve të policisë Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano dhe për plagosjen rëndë të punonjësve të tjerë të policisë Thimi Tanku e Ylli Dhamo.
36-vjeçari Altin Kodra, është dënuar me 22 vjet burg për dy vrasje me dashje. Në vitin vitin 1997 ai ka vrarë në rrethana cilësuese mjekun Zamir Shazi. Ndërsa në 14 gusht 2006 në një lokal pas stadiumit “Loro Boriçi”, në Shkodër, ai ekzekutoi pas një sherri banal biznesmenin Zamir Bilali, pronar i një fabrike tullash.
Shkodrani tjetër, 34-vjeçari Gëzim Guri, ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për grabitje me armë dhe vrasje në rrethana cilësuese. Edhe 39-vjeçari Prel Mark Vucaj, nga Shkodra, ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të grabitjes me pasojë vdekjen, ndërsa më pas ishte izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Fushë-Krujës.
Denada Shkodrani