E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike Zoellick Evropa ne vijen e zjarrit

Kreu i Bankës Botërore rrit alarmin përballë krizës ekonomike, ndërsa thekson se vendet evropiane ose duhet të vendosin të reagojnë së bashku ose të presin që secili vend të dalë më vete kur të vendoset e ardhmja e euros. "Kjo është një cështje evropiane sepse në thelb është  politike," deklaroi Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick, në një intervistë për Neëshour në PBS.

Borxhet e eurozonës tashmë janë pjesë e axhendës politike evropiane, por edhe të Shteteve të Bashkuara, që kërkojnë veprime më dramatike nga udhëheqësit e Evropës. "Vendimi është  politik dhe në  një mënyrë apo një tjetër dhe  do të ndikojë në të ardhmen e BE-së", theksoi Zoellick sipas të  cilit kriza  lidhet me problemet e likuiditetit, por edhe borxhit sovran, sektorit bankar stabilitetit dhe konkurrencës së shteteve anëtare.

"Evropa është tani në vijën e zjarrit", tha Zoellick. Kriza e borxheve në vendet e industrializuara rrezikon sipas vlerësimeve të Bankës Botërore të prekë edhe vendet në zhvillim dhe ato në zgjerim ekonomik. Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick deklaroi se janë parë sinjalet e para në tregun e aksioneve dhe kredive. Megjithatë zhvillimet duhet të analizohen. “Shumë vende në zhvillim kanë pasur hapësirë më të vogël financiare, për të ndërthurur zhvillim të ri”, tha Zoellick para fillimit të takimit të vjeshtës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ministrat e financave dhe bankierët qendrorë nga Grupi i 20 vendeve kryesore takohen të enjten (22 shtator) në Uashington për të diskutuar zhvillimet globale ekonomike,  cka do të pasohet nga takime të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në fundjavë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›