SHBA shfuqizohet ligji per homoseksualet ne ushtri

Ndalimi i homoseksualëve në ushtrinë amerikane shfuqizohet efektivisht pas dy dekadash. Heqja e ligjit "Don’t ask, don’t tell " do të thotë se ata që bëhen pjesë e shërbimit ushtarak mund të pohojnë orientimin e tyre seksual pa drojën se mund të përjashtohen ose hetohen. "Dita e Shfuqizimi" festohet sot dhe si dita e fitores për të drejtat e homoseksualëve me ceremoni të organizuara në mbarë vendin.
Kongresi amerikan votoi vitin e kaluar për shfuqizimin e ligjit, i cili u prezantua në vitin 1993 nën administratën e presidentit Bill Klinton. Në bazë të ligjit, homoseksualët lejoheshin të shërbenin në ushtri për sa kohë sa ata nuk e pranojnë hapur orientimin e tyre seksual, ndërkohë që komandantëve nuk u lejohej të pyesnin.
Zëdhënësi i Pentagonit George Little deklaroi para gazetarëve se Departamenti i Mbrojtjes ishte i përgatitur plotësisht për shfuqizimin, dhe se 97 përqind e personelit ushtarak i ishte nënshtruar trajnimit për ligjin e ri. Gjatë javëve të kaluara, Forcat e armatosura kanë pranuar aplikime nga rekrutë homoseksualë dhe do të fillojnë shqyrtimin e tyre tani që ligji ka hyrë në fuqi. Ushtria ka botuar edhe një regullore të re pa iu referuar ndalimit të shërbimit të homoseksualeve. Vlerësohet se 13,000 homosexualë janë përjashtuar nga radhët e ushtrisë që kur ky ligj hyri në fuqi në vitin 1993. Për ata që duan ende të jenë pjesë e ushtrisë, Pentagoni thotë se mund të ri-regjistrohen
Delina Bitraku