E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Arrëz, banorët kërkojnë ndërtimin e rrugës

Banorët shprehen se gjendja aktuale e rrugës është bërë burim aksidentesh në shumë raste, ndërkohë që asfaltimi dhe ndërtimi i mureve mbrojtëse të saj është një domosdoshmëri.

Banorët e fshatit Gjegjan kanë tentuar të bllokojnë edhe rrugën, por policia e mbërritur aty nuk lejoi një veprim të tillë.

Pas ngjarjes së Himarës, ku banorët protestuan duke bllokuar për orë të tëra rrugën, dhe për pasojë edhe qarkullimin e mijëra pushuesve, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha urdhëroi ndaljen e cdo bllokimi aksi, si dhe ndëshkimin e organizatorëve të këtyre lloj protestave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›