E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonja Liri Berisha: “Bamirësja shqiptare, ambasadore e Paqes”

Në Shqipëri 100-vjetori i Nënë Terezës u përkujtua edhe me anë të një aktiviteti të organizuar prej fondacionit që mban emrin e shenjtores shqiptare dhe që drejtohet nga Liri Berisha. Në fjalën e rastit në përkujtim të veprës së Nënë Terezës, Liri Berisha u shpreh se brezat e rinj duhet që të ecin në gjurmët e saj. Ndër të tjera bamirësja shqiptare u përcaktua prej zonjës Berisha edhe si Ambasadorja e Paqes. Në fjalën e rastit figurën e Nënë Terezës e vlerësoi edhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj. Në nder të 100 vjetorit të Nënë Terezës u organizuan një sërë aktivitetesh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në një sërë vendesh të tjera ku bamirësja shqiptare ka dhënë kontributin e saj në ndihmë të varfërve. Rrugët e kryeqytetit shqiptar, janë mbushur me postera që lajmërojnë aktivitetet si dhe me thënie të kësaj figure me përmasa globale. Një ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare, një koncert në Durrës me titullin “Rruga e jetës sime”, ndërkaq një seri filmimesh ardhur nga Vatikani, janë shfaqur në Tiranë e po shfaqen nëpër rrethe. Në Kështjellën e Rozafës në Shkodër është zhvilluar mbrëmja muzikale-poetike: “Në lavdi të emrit të saj”. Po ashtu ditëlindja e bamirëses shqiptare është festuar në Kalkuta të Indisë, aty ku Nënë Tereza kaloi pjesën më të madhe të jetës në shërbim të të varfërve, dje në mëngjes është mbajtur mesha në Shtëpinë e Nënë Terezës. Në Nju Dehli, në kryeqytetin idian presidenti Pratibha Patil kryesoi një ceremoni publike në nder të Nënë Terezës. E gjithë bota, nga India në Tiranë kremtoi dje 100 vjetorin e Nënë Terezës, murgeshës shqiptare e cila u bë simbol universal i bamirësisë për të varfrit me aromë shenjtoreje. Mëngjesi nisi me meshën e përshpirtshme në Kalkuta të Indisë. Nju Jorku ishte qyteti më i zbukuruar me ngjyrat bardh e blu. Për të vazhduar me një sërë aktivitetesh në të gjithë botën, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›