Fushë-Arrëz, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humb jetën 51-vjeçari

Një aksident me pasojë një humbje jete është regjistruar mbrëmjen e djeshme (8 tetor) në aksin rrugor “Qafë Mali-Fierzë”.
Policia bën me dije se një 51-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga e duke rënë në humnerë. Plagët e marra kanë rezultuar fatale për 51-vjeçarin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
“Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/