E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Arrëz, përplasje me armë mes 2 të rinjve në mesnatë

FUSHE ARREZ - Një përplasje me arrmë mes dy të rinjve , ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në Fushë Arrëz.

Sipas njoftimit të policisë, që ka mbërritur në vendngjarje pas sinjalizimit të banorëve, konflikti me 2 të rinjve mendohet se ka ndodhur për parkimin e një makine.

Policia bën me dije se në vendngjarje u gjendën gëzhojat e një pistolete.

Burime të policisë, njoftojnë se njëri prej tyre është shtetasi E.Delia, i cili është shpallur në kërkim për kanosje e armëmbajte pa leje. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›