Greqi, mbërrin ekipi i Trojkës. Papunësia kap rekord të ri negativ
Në ministrinë e Administratës Publike, atë të Brendshme, të Punës, të Shëndetësisë, si dhe në Zyrën e Kontabilitetit të shtetit, kanë mbërritur dje ekipet e Trojkës, në prag të ardhjes së shefave të përfaqësuesve të kreditorëve, më 22 shtator.
Inspektimi i ekipeve teknike që do të raportojnë më pas te shefat e tyre, ka të bëjë ndër të tjera, edhe me ecurinë e përmbushjes së kërkesave për disbursimin e këstit të radhës të kredisë me vlerë 1 miliardë euro, në fillim të muajit tetor.
Pala greke, përveç të dhënave për realizimin e kërkesave, pritet të paraqesë edhe rezultatet pozitive nga ekzekutimi i buxhetit të sivjetëm, si dhe shenja të qarta për arritjen e suficitit primar.
Ministri i financave Janis Sturnaras, në takimin informal të Eurogrupit në Lituani, do të informojë homologët e vet europianë për zhvillimet pozitive në sektorin fiskal.
Ndërkaq në Greqi u arrit një rekord i ri negativ për papunësinë, e cila kapi shifrën 27,9% në muajin korrik, me numrin e të papunëve që arrin tashmë në 1 403 698. Që nga viti i parë i zbatimit të memorandumit radhët e të papunëve u shtuan me 787 129 persona.
Sipas të dhënave nga autoriteti statistikor grek (ELSTAT), niveli i papunësisë në kategorinë e të rinjve regjistrohet në 58,8%, ndërsa papunësia në grup moshën më produktive, 25-34 vjeç, arrin në në 37,4%.
Aktualisht numri i personave që janë në marrëdhënie pune vlerësohet se është 3.628.421. personat e punësuar u pakësuan në krahasim me qershorin 2012 në masën 3,4%.
(Balkanweb)