Librazhd, shkasin dherat dëmtohen 2 shtëpi
LIBRAZHD- Dy banesa janë bllokuar plotësisht dhe 8 të tjera janë në rrezik si pasojë e rrëshqitjes së tokës në fshatin Dorë, një fshat i thellë në rrethin e Librazhdit. Sipas Shtabit të Emergjencave civile në rrethin e Librazhdit, rreshjet intensive të shirave të rënë gjatë muajit shkurt, por edhe këtë fillim marsi kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dheut, duke dëmtuar plotësisht 2 shtëpi banimi në fshatin Dorës të komunës qendër, rreth 35 km larg qytetit.
Fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz, por dëmtimi i banesave ka bërë që këta banorë të kalojnë jashtë këto ditë të ftohta pa pasur strehë tjetër, përvec shtëpive tashmë të shkatërruara. Dëmet materiale për banorët janë të pallogaritshme.
(m.a/News24/BalkanWeb)