Fushë Krujë, 3 aksidente rrugore me 5 të plagosur
FUSHË KRUJË- 5 të plagosur është bilanci i tre aksidenteve të ndodhura mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë Krujës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në aksidentin e parë një motor është përplasur nga një kamioncinë, duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.
Ndërkohë, në aksidentin e dytë një kalimtar është përplasur nga një fuoristradë, si pasojë Bib Paloka 65-vjec është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëvëve të marra.
Burime të policisë bëjnë me dije se në aksin Vorë-Fushë Krujë, ka ndodhur aksidenti i tretë. Nga hetimet paraprake mësohet një automjet tip Hynday i ka prerë rrugën një fuoristrade duke sjellë si pasojë përmbysjen e mjetit të fundit, për të evituar përplasjen. Si pasojë 2 pasagjerë që ndodheshin në fuoristradë dhe njëri në mjetin tip Hynday janë plagosur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidenteve.
(el.me/BalkanWeb)