E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, 3 të plagosur, jashtë rrezikut për jetën

Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar pak minuta më parë në hyrje të Fushë-Krujës. Automjeti me targa TR 88 34, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një bordurë, duke shkatëruar terësisht mjetin.

Sipas burimeve të përcjella nga uniformat blu, mësohet se si pasojë e këtij aksidenti, janë plagosur rëndë tre shtetas, ku 2 shtetas janë nga Thumana dhe një i tretë nga Lezha.
 

Tashmë të plagosurit janë dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin Ushtarak të Tiranës. Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›