Fyle: Serbia të krijojë raportet me Kosovën, ose rrezikon BE-në

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Stefan Fyle, ka deklaruar se Serbia duhet të bëjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, përndryshe do të përballet me rrezikun e bllokimit të hyrjes në BE nga ana e shteteve anëtare.
“Kam dëgjuar një numër komentesh se askush nuk është i gatshëm që të pranojë një anëtar të ri, po që si ka çështje të hapura në rajonin, prej nga vjen, me fqinjët e tij”, ka thënë Fyle pas një takimi me ministrin e jashtëm, Vuk Jeremiç.
“Unë jam një nga ata që thonë se duhet bërë përpjekje serioze në procesin e zgjerimit për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje”, citohet nga DPA të ketë thënë Fyle.
Nga ana tjetër ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç ka thënë se pret që nga dialogu të dalin së shpejti rezultatet e para.