Koncert në piano dhe violinë nga Demetz
Katerina Martina Demetz, vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit në një koncert recital për piano dhe violinë. Ajo do të sjellë për koncertin e saj pjesë nga kompozitorët më të njohur botërorë si Bah, Paganini, Choping dhe Ravel. Në përzgjedhjen e saj, Katerina ka synuar të sjellë epoka dhe stile të ndryshme. E veçanta e saj është se ajo interpreton shkqelqyeshëm në të dy instrumentet, si në piano dhe në violinë. Ajo këto dy instrumente ka filluar ti studiojë që në moshën 4 vjeçare.
Po çfarë është muzika për artisten Katerina Martina Demetz?
Pyetjes sonë se kë instrument preferon më tepër, ajo përgjigjet se nuk bën dot pa të dyja.
Katerina Martina Demetz ka fituar dy konkurse ndërkombëtarë për violinë dhe gjithashtu ka marrë edhe çmimin nga Presidenti i Republikës Italiane. Ajo ka mbrojtur diplomen e saj për piano dhe violinë pranë konservatorit Xhyzepe Verdi të Milanos me nota maksimale.