E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi fton opozitën të përcaktojë emrat për delegacionin e KE

TIRANE- Ndërkaq Kuvendi në një njoftim për mediat ka sqaruar se mazhoranca nuk cakton emrat e opozitës në Asamblenë e Këshillit të Eropës. Zoti Kastriot Islami ka qenë anëtar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe mbetet deri në momentin që opozita do të caktojë emrat për këtë delegacion. çdo interpretim tjetër, thuhet në njoftim, është spekulativ dhe abuziv. Kuvendi fton opozitën të përcaktojë emrat e saj për delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Europës, Asamblesë së NATO-s, Asamblesë së OSBE-së dhe institucione të tjera – thuhet në njoftimin për shtyp të Kuvendit.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›