E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushe Kruje aksident i rende rrugor 1 i vdekur

Nje person humbi jeten dhe tre te tjere u plagosen ne nje aksident rrugor ne aksin Tirane - Fushe Kruje.

Dy makina u perplasen me njera-tjetren ne zonen mes fshatrave Nikel dhe Tapize si rezultat i shpejtesise dhe pamjes se kufizuar sic u shprehen ekspertet e policise.

Personi qe humbi jeten ishte nje punonjes i Gardes se Republikes i cili po udhetonte ne drejtim te Fushe Krujes i vetem ndersa ne mjetin tjeter taksi udhetonin tre persona qe mbeten te plagosur dhe u derguan ne Spitalin Ushtarak ku ndodhen jashte rrezikut.

Si rezultat i perplasjes u desh nderhyrja e sherbimit te zjarrefikesve per te nxjerre viktimen i cili kishte mbetur ne kabinen e makines e cila u shkaterrua pothuajse plotesisht.

Policia ende nuk ka bere e ditur emrin e viktimes dhe te te plagosurve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›