Korrupsioni Berisha Ekziston por e kemi ulur

Kryeministri renditi si arritje te luftes kunder korrupsionit shume reforma te ndermarra nga qeveria demokrate pas 2005-es si per shembull lehtesimin e procedurave dhe kostove per regjistrimin e nje biznesi te ri heqjen e 2/3 te licensave dhe lejeve dhe futjen e pjeses tjeter ne sistemin e nje sporteli te vetem realizimin 100 te prokurimeve elektronike dixhitalizimin e pranimeve ne Universitete.
Por kryeministri pranoi se ka ende korrupsion ne shendetesi dhe ne sistemin gjyqesor.
Ka patur korrupsion dhe ka ne shendetesi po ka nje renie dramatike te tij dhe studime shume serioze faktojne kete qe them une. Ka patur korrupsion ne sistemin e drejtesise por serish dixhitalizimi i te gjithe proceseve eshte shoqeruar me nje renie te padiskutueshme te ketij fenomeni tha Berisha.
Sipas Kryeministrit reformat jane jetike ne luften kunder korrupsionit por nuk jane te mjaftueshme pa ndeshkimin e ligjit per aktet e korrupsionit.
Nje nga zhvillimet madhore pozitive eshte kaptulli i ri i hapur jo nga nje gjykate apo prokurori anti-korrupsion por nga nje task force e kryesuar nga nje prokuror fillimisht ne Tirane pastaj ne rrethe e cila ia ka dalur te penalizoje zyrtare te larte dhe te rangjeve te tjera mbi 200 e ca gjate ketyre viteve u shpreh kryeministri Berisha.
Kryeministri u angazhua per nje lufte te panderprere kunder korrupsionit nga ana e qeverise se tij.