E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq permbytje edhe ne Lushnje

Shirat qe shoqeruan vendin tone pasditen e hene kane shkaktuar shume deme ne rrethin e Lushnjes. Ne qytet shumica e rrugeve u bllokuan dhe qarkullimi i makinave u bllokua. Situata me veshtire ishte ne komuna sic ishte ajo e Remasit dhe e Gradishtes.

Ne komunen Remas ne fshatin Gure jane te permbytura rreth 150 familje. Demet jane te pallogariteshme shumica e banesave u mbushen me uje ku niveli arriti deri ne 1.5 meter. Vec orendive shtepiake deme pati dhe ne bageti e shpende ne bazen ushqimore etj.

Sipas banoreve te kesaj zone vec shiut te fuqishem problem jane dhe kanalet anesore te cilat jane pa pastruar.

Ndersa ne komunen Gradishte konkretisht ne fshatin Kemishtaj situata eshte me e veshtiree ku numri i banesave te izoluara nga uji eshte rreth 250.

Banoret kane dale jashte. Ata fajesojne firmat ndertuse te cilat kane ndertuar rrugen dhe kane bllokuar kanalet.

Nga ana e pushtetit lokal asnje perfaqesuese nuk ka ardhur per te pare gjendjen e ketyre banoreve. Energjia elektrike ne shume nga keto fshatra mungon.

Persa i perket tokave bujqesore siperfaqa eshte teper e madhe. Me qindra hektare te mbjella gjenden nen uje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›