Reshjet permbytje dhe trafik ne Durres

Reshjet e dendura te shiut kane sjelle anomali ne trafik edhe ne qytetin e Durresit. Shume prej rrugeve jane permbytur nga uji duke bere te nevojshme dhe izolimin e perkohshem te kateve te para te pallateve.
Era e forte ka rrezuar edhe peme duke vene ne rrezik jeten e kalimtareve. Devijimi ne kohe prej shoferit te nje furgoni qe transportonte udhetare i shpetoi nje tragjedie.
Nderkaq ne kete qytet dhe ne zonat periferike te tij ka pasur dhe nderprerje te energjise elektrike. Pa energji ka ngelur edhe porti i Durresit qe ka penguar procesin e punes sidomos per anijet tregetare.
Anijet ne kalata dhe ne rade kane marre masa paraprake per tu perballur me motin e keq ndersa behet e ditur se ne det te hapur nuk ka pasur probleme ne lundrimin e trageteve dhe anijeve te tonazhit te rende dhe te mesem.