E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji dosjeve, të përndjekurit shprehen pro ligjit

Është organizuar sot një proteste nga ana e Shoqatës së ish të përndjekurve politik në qytetin e Shkodrës. Qëllimi i së cilës ishte denoncimi i atyre personave që nuk pranojnë dekretimin e ligjit për hapjen e dosjeve. Të përndjekurit janë pro ligjit. 

SHKODER- Shoqata e ish të përndjekurve politik, ka organizuar në Shkodër një protestë paqësore, qëllimi i së cilës ishte denoncimi i atyre personave që nuk pranojnë dekretimin e ligjit për hapjen e dosjeve të regjimit komunist. Ka qenë kryetari i Shoqatës së të persekutuarve dega Shkodër Ndrekë Bazhdari, ai i cili ka hapur këtë protestë. Sipas Bazhdarit, regjimi komunist i asaj kohe, pushkatoi 601 persona të pafajshëm ndër të cilët 60 ishin klerikë, 2846 ish të burgosur politik, 136 të vdekur në burgjet dhe kampet famëkeqe si dhe mbi 3000 ish te internuar. Ndërkohë, sekretari i shoqatës të persekutuarve politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni, i bëri thirrje nga Shkodra të gjithë të persekutuarve në vendin tonë që të kërkojnë me çdo kusht hapjen e dosjeve pasi prej 18 vitesh politika shqiptare po zvarrit këtë të vërtetë historike. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›