E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, betonierja përplas motorrin, 1 i vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë- Milot ku për pasojë ka vdekur një person.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Patogut ku një betoniere me targa La 94 92 A ka përplasur një motorr dhe për pasojë ka vdekur drejtuesi i motorrit.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës por policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›