AAK dhe LDK: PDK e përfshirë në krimin e organizuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë kanë akuzuar Partinë Demokratike për përfshirje në krimin e organizuar dhe korrupsion. Përfaqesuesit e opozitës i kanë mbështetur akuzat e tyre në një raport të Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane, në të cilin thuhet se “SHIK-u është strukturë e inteligjencës nëntokësore të PDK-së dhe merr 200 milionë dollarë në vit nëpërmjet ryshfeteve, grabitjeve dhe shantazhit. Kjo strukturë është një lidhje kriminale mes shqiptarëve dhe bandave serbe si dhe rrjete të tjera kriminale ndërkombëtare”.
“Në rend të parë ne nuk kemi sovranitet, në rend të dytë nuk e zhvillojmë në 25 për qind të territorit tonë, në rend të tretë kjo po bëhet në bashkëpunim me komunitetin serb me komunitetin shqiptar, ku një pjesë e tyre fatkeqësisht janë anëtarë të PDK-së” tha Gani Geci, deputet i LDD-së.
“Thash atë që e ka thënë komuniteti SHBA-ve pas një analize që e ka bërë ku thuhet se SHIK-u bashkë me PDK-në në Kosovë po mbledhin para rreth 200 milion dollare në vit përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar” tha Melihate Termkolli, deputete e AAK-së.
Ndërkohë në reagimin e tij Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cilëson këto akuza si shpifje: “Drejtësia duhet të jap fjalën e vet për këto dukuri në atë pjesë. Se kush është i involvuar drejtësia do ta prezantoj e jo politika, jo betejat politike, jo shpifjet, akuzat, veprimet aventuriere dhe as folklorizmi patriotik... Unë e them se nuk është situatë për tu krenuar as prej vendorëve e as prej ndërkombëtarëve. Angazhimet janë të planifikuara bashkërisht me komunitetin ndërkombëtar”.
Sipas Këshillit për Politikë të Jashtme, në Kosovë mungon jo vetëm vullneti politik, por edhe legjislacioni përkatës për hetimin e krimit të organizuar.
Bul Salihu
< I mëparshmi