E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, e përplas makina, plagoset rëndë 32-vjecari

FUSHË KRUJË- Një tjetër aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në zonën e Fushë Krujës. Një 32-vjecar ka mbetur i plagosur rëndë në aksin Fushë Krujë-Bilaj, ndërsa ishte duke udhëtuar me motorcikletën e tij.

Anton Frroku është përplasur në kryqëzim nga një mjet tip fuoristradë me targa të Tiranës, cka i ka sjellë plagë të rënda në trup.

32-vjecari është transportuar për në Spitalin Ushtarak nga vetë drejtuesi i mjetit fuoristradë, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›