E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje biznesmen dhe novator shqiptaro-amerikan ne Micigan

Nje biznesmen shqiptar ne Micigan thote se i eshte dashur te punoje shume per te realizuar endrren e tij amerikane. Simon Palushi - nje inxhinjer nga Trieshi i Malsise ka krijuar nje numer produktesh te reja qe shiten me sukses ne Shtetet e Bashkuara dhe ne bote. Kolegu yne Ilir Ikonomi ishte ne shtepine dhe ne zyrat e zotit Palushi per te biseduar dhe per tu njohur me novacionet e tij. Simon Palushi te befason me pasionin me te cilin flet per produktin e tij te ri.

Produkti yne me i ri dhe me i mire quhet DiamaBrush i cili po e revolucionarizon industrine e mirembajtjes se dyshemeve prej materiali inert. Eshte nje lloj furce e pajisur me diamante me te cilen mund te pastrosh siperfaqe te ngurta qe me pare nuk pastroheshin dot. Produkti u shkon rrjeteve te medha te shitjes me pakice ne te gjithe Ameriken si Home Depot Costco dhe Walmart.

Simoni na tregon se firma e tij Epoxi-pro ka nje patente per kete abraziv qe ua zgjat jeten siperfaqeve prej cimentoje duke i bere te shkelqejne si granit. Eshte nje produkt qe sipas Simonit mund te sjelle fitime prej miliona dollaresh.

Me produktin e ri ne mund ta perpunojme nje siperfaqe cimentoje teper te vjeter dhe me njolla duke e shndrruar ate ne nje siperfaqe po aq te shkelqyeshme sikur te ishte ne Taxh Mahal pra qe te ndricoje dhe te duket si granit. Nje pune qe do te kerkonte per shembull 10 ore ne mund ta bejme per 10 minuta me teknologjine e re.

Simoni erdhi ne Shtetet e Bashkuara nga fshati Triesh i Malsise kur ishte vetem tete vjec.

Nje nga gjerat me te rendesishme eshte te kesh nje edukim te mire. Babai im ashtu si edhe ne rastin e emigranteve te tjere erdhi ne kte vend per nje jete me te mire. Kete ishin njerez qe kishin shume energji dhe erdhen ketu me nje mision. Dhe kjo ishte nje nxitje per njerez si une qe te permiresonin vetveten dhe te realizonin dicka.

Prej vitesh ai punon per krijimin e produkteve te reja si abrazivet bojrat dhe materialet plastike te tilla qe nuk njihen ne tregun amerikan. Klientet e tij jane kryesisht kompani te medha ato qe bejne pjese ne grupin e te ashtuquajturit Fortune 500. Simoni e nisi gjithcka me nje enderr.

do njeri ka endrra. Por eshte fakt se ne boten e sotme nuk mund te kesh nje enderr dhe te zgjohesh mengjesin tjeter me deshire te realizuar. Disa here kete enderr duhet ta ushqesh me vite te tera sepse duhen vite per te krijuar nje produkt te ri. Do te kete dite kur gjerat nuk shkojne mire Njerezit ndonjehere humbasin besimin por ka rendesi qe te mos i ndahesh endrres qe ke.

Simoni eshte shume i lidhur me komunitetin shqiptar te Miciganit ku jetojne nje numer i madh njerezish te ardhur nga Malsia. Sepse ai mendon se rrenjet jane shume te rendesishme jane identiteti i njeriut.

Kur arrin dicka dhe behesh pjestar produktiv i nje komuniteti kjo te ben te ndihesh mire sepse keshtu ndihmon per krijimin e nje atmosfere te mire dhe i ben te tjeret krenare.

Simoni nuk eshte njeriu qe vetem fiton por nje pjese te fitimit e perdor per te ndihmuar te tjeret. Eshte sidomos i angazhuar ne ceshtjen e personave me paaftesi fizike.

Une vete kam nje femije me nevoja speciale prandaj jam shume i ndjeshem ndaj ketyre gjerave. Ndoshta ky eshte nje faktor qe me ka shtyre te punoj me shume.

Kur i permend fshatin e lindjes Simoni emocionohet.

Nuk e dija se cfare me mungonte. Nese do ti jepja dikujt ndonje keshille do ti thosha merri femijet dhe coji te shikojne vendlindjen. Une isha 8 vjec kur u largova. Tani i dergoj femijet rregullisht atje dhe ata ndihen si ne shtepine e tyre. Ne kemi ne plan te ndertojme nje shtepi ne Malesi. Disa njerez kane filluar ta quajne ate pjese te Ballkanit nje Montekarlo e re. Eshte nje vend i bukur dhe njerezit jane shume me te relaksuar.

Nen shiun e dendur te Miciganit Simoni na fton te shikojme fabriken e tij ne Madison Hights.

Nuk ka gje me te gezueshme se sa te krijosh nje produkt dhe ta hedhesh krijesen tende ne treg. Hera e pare qe une e arrita kete ka qene kur produkti im iu shit rrjetit Home Depot. Ne ate kohe Home Depot kishte vetem 500 dyqane por ky ishte gjithsesi rrjeti me i madh ne bote i shitjes se materialeve te ndertimit.

Deri tani Simoni ka nxjerre mbi dhjete produke te reja.

Sot nuk mund te dalesh ne treg me nje produkt qe thjesht zevendeson nje tjeter. Duhet te sjellesh dicka te re te jesh ne gjendje ti tregosh konsumatorit se perse ai duhet ta bleje ate.

Lidhur me Shqiperine Simoni uron qe ajo te ece sa me shpejt ne rrugen e zhvillimit por thote se vendi ka nevoje te prodhoje.

Nje vend nuk mund te shkoje shume larg neqoftese eshte i orientuar drejt sherbimeve. Nje vend ka nevoje te prodhoje. Shqiperia ka shume lende te para. Ajo ka gjithashtu njerez shume te afte. Shqiptaret jane shume inteligjente. Ata vijne ne kete vend dhe brenda pak vitesh arrijne te behen pjese e klases se mesme.

Por ai mendon gjithashtu se Shqiperia ka nevoje per me shume politikane te pergjegjshem.

do vend eshte si nje familje. Neqoftese nje kryetar i familjes nuk eshte i pergjegjshem familja nuk perparon. E njejta gje edhe me shtetin. Duhen zyrtare te mire qe kujdesen per vendin dhe per popullin e tyre. Kur ke zyrtare te tille kjo do te sillte ndryshimin e madh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›