E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, task-forca i vendos gjoba 30 subjekteve

VLORË- Subjektet në të gjithë vijën bregdetare të Vlorës u janë nënshtruar kontrolleve të task forcës së tatimeve të ardhura nga kryeqytetit.

Më shumë se 30 bare verore, hotele apo komplekse turistike janë sanksionuar me gjoba që kalojnë shifën 80 milionë lekë të vjetra, ndërsa dy prej tyre janë sekuestruar totalisht.

Sipas kreut rajonal të degës së tatimeve në Vlorë shumica e bisnezeve ishin paralajmëruar më parë për kasat fiskale, sigurimin e punonjësve, üparaqitjen e dokumentacioneve për blerjen e mallit apo shitjen e tij, por bizneset nuk kishin marrë masa.

“ Këto kontrolle që u zhvilluan në qytetin e Vlorës ksihin për qëllim që të mbështesnin realizimin e detyrave. 8 milionë lekë gjoba që u vendosën, u vunë sepse nuk pritej kuponi tatimor. Nuk ishin e regjisruar fuqia punëtore. Kishte qarkullim të mallrave pa dokumenta. Mbi katër raste mbi 2 milionë lekë janë konfiskuar mallra që qarkullonin pa dokumenta. Mbi 50 kontrolle janë kryer në të gjihtë zonën bregdetare”,- deklaroi kreu rajonal i degës së tatimeve në Vlorë.

Ky aksion i strukturave tatimore i klasifikuar si më i madhi kohëve të fundit mësohet se do të jetë prezent gjatë gjithë sezonit veror.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›